Lajme

A po paralajmëron nënkryetarja e LV-së zgjedhje të reja?

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shfaqur “dëshirën” që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“51%, nuk ka tjetër!”, ka shkruar ajo.

Të hënën ka dështuar arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, ndërsa të martën zyrtarë nga të dy krahët politikë janë përplasur lidhur me ndarjen e posteve në Qeveri.