Gjinekologu, Shree Datta është shprehur se ndonëse është gjë e rrallë, mund të ndodh që një grua të mbetet shtatzënë gjatë menstruacioneve.
“Ndonëse ka më pak gjasa të mbeteni shtatzënë gjatë menstruacioneve, pasi nuk është pika më pjellore në ciklin tuaj menstrual, kjo mund të ndodhë. Shkenca tregon se ju mund të mbeteni shtatzënë kur ovuloni, kështu që nëse ovuloni herët në ciklin tuaj menstrual, kur jeni ende në ciklin tuaj, në teori, ju mund të mbeteni shtatzënë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu tha se kjo varet edhe nga fakti nëse cikli juaj menstrual është i rregullt, apo jo, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo varet gjithashtu nga fakti nëse keni një periodë normale ose thjesht një gjakderdhje midis periodave tuaja, kështu që përpiquni të bëni zakon të monitoroni ciklet tuaja”, është shprehur tutje ai.
Sipas tij, gratë mund të mbesin shtatzënë brenda dy ditëve pas përfundimit të menstruacioneve, por përsëri, është një nga periudhat më pak të mundshme në ciklin tuaj.
Ai gjithashtu tha se është e mundur të mbeteni shtatzënë edhe në ditët pak para menstruacioneve, por sipas tij, kjo është koha më e paktë e mundshme në ciklin tuaj që kjo të ndodhë, sepse në këtë pikë të ciklit, ju keni ovuluar dhe veza ka vdekur nëse cikli juaj është shumë i rregullt.