Lajme

A ka masonë në Shqipëri dhe Kosovë sipas Ilir Kullës

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2024

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka treguar nëse në Shqipëri e Kosovë ka lëvizje të organizuar të masonëve.

Ai ka thënë se në Shqipëri ka masonë por jo me ndonjë organizim të mirëfilltë.

“Me sa di unë janë të organizuar në tre llozha, të cilat janë llozha që njihen nga ato të tjera në Itali apo në vende tjera, por nuk ka akoma organizim të mirëfilltë. Ka masoneri, janë të organizuar në tre llozha por nuk ka akoma një urdhër të përbashkët masonik që i përbashkon të gjithë”, ka thënë Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1.

Sipas tij, Maksim Zotaj ka qenë ndër masonët e parë në Shqipëri, por ka ndërruar jetë.

Ndërsa, sa i përket Kosovës ai ka thënë se nuk ka organizim në masoneri.

“Kosova për mendimin tim në masoneri nuk është akoma e organizuar dhe mendoj që një nga sfidat e ardhshme do të ishte edhe ndërtimi i një llozhe të mirëfilltë të Kosovës të bashkuar dhe të njohur nga organizmat kryesor në Evropë dhe Amerikë”, ka thënë Kulla.