Ata janë personazhe të mbyllur dhe zgjedhin vetminë dhe qetësinë e tyre. Vetëm kështu argëtohen. Nuk i pëlqejnë shumë mbledhjet shoqërore dhe shumë njerëz rreth tyre, kjo i mbyt. Nuk po themi se janë krejtësisht antisocialë, thjesht “bateria sociale” e tyre mbaron shumë shpejt. Le të shohim se për cilat shenja po flasim dhe sigurisht t’i analizojmë ato:
AKREPI
Akrepi nuk e duron dot shumë shoqërimin. Ai është një person mjaft i vetmuar dhe introvert. Për Akrepin, argëtimi është të qenit i qetë në sigurinë e shtëpisë së tij dhe larg botës. Ai nuk është plotësisht antisocial, as i vrenjtur, thjesht ndërveprimet e tij janë të pakta dhe vetëm me njerëz shumë të përzgjedhur, të cilëve u beson dhe i konsideron të tijët.
BRICJAPI
Lëreni Bricjapin në një ishull të shkretë dhe mos e shihni më për dhjetë vitet e ardhshme, dijeni se do të jetë mirë. I lumtur dhe i qetë. Në qetësinë e tij, të bëjë çfarë të dojë, pa pasur nevojë të flasë me askënd. Ai thjesht mund të qëndrojë vetëm. Kjo është mënyra e vetme që ai ndjen se po relaksohet. Ai nuk dëshiron njerëz rreth tij kjo sepse lodhet dhe nuk duron dot shumë.
UJORI
Ju mund të habiteni kur shihni Ujorin në këtë artikull të veçantë dhe deri në një pikë ne ju kuptojmë, sepse shumica e njerëzve i konsiderojnë ata socialë dhe ekstrovertë. Megjithatë, ky imazh për Ujorin nuk është aq i saktë. Ai është një person me shumë kuriozitete por nuk dëshiron shumë shoqërim.