Rozë

A janë ndarë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Sipas raportimeve, romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ketë marrë fund.

Dyshja filloi të takohej në vitin 2001, ndërkaq Ben i kërkoi martesë në vitin 2002.

Megjithatë, ata e anuluan dasmën e tyre vetëm disa ditë para se të thoshin “po” dhe u ndanë vetëm disa muaj më vonë.

Por, pothuajse 20 vjet pasi u bashkuan për herë të parë, Ben dhe Jennifer u panë në një takim në Hamptons në vitin 2021 dhe në verën e vitit 2022, zogjtë e dashuruar më në fund u lidhën.

Edhe pse historia e tyre e dashurisë është si një film, çifti kanë hasur në spekulime për lidhjen e tyre, dhe muajt e fundit, ka pasur zëra se lidhja s’po funksionon.

“Ata nuk do të ndalojnë kurrë së dashuruari njëri-tjetrin, por nuk ka mundësi të ketë zgjatur”, ka thënë për mediat e huaja një burim pranë çiftit.