Lajme

“A ishit i shantazhuar…”, Pal Lekaj me pyetje të çuditshme ndaj guvernatorit të BQK-së

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka parashtruar disa pyetje guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailit, gjatë mbledhjes së komisionit për Buxhet.

Sipas Lekajt, Ismaili gaboi që përfaqësoi Kosovën në Bruksel për dinarin.

Sipas tij, institucionet janë të ndara dhe BQK-ja i din rregullat.

“A keni pas shantazh, a keni pas presion, a keni pas ndonjë autorizim”, ishte pyetja e Lekajt.