Juli është vënë përballë një pyetje pikante nga ana e Julia Ilirianit ditën e sotme në “BBVIP”.
“A të pëlqen Heidi si femër”? e pyeti aktorja banorin, i cili u shpreh se nuk ka asnjë lloj tërheqje për asnjë femër brenda shtëpisë.
“Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh” u shpreh Julia duke e ngacmuar Julin mbi banoren, megjithëse ai i hodhi poshtë këto pretendime të konkurrentes.
Pjesë nga biseda:
Juli: Të pëlqen Heidi ty.
Juli: Për çfarë?
Julia: A të pëlqen si femër?
Juli: Jo
Julia: Nuk je i joshur prej saj
Juli: Jo
Julia: Je i sigurtë
Juli: Si ma bën këtë pyetje mua
Julia: Pse ju duket e çuditshme ju si pyetje
Juli: Nuk kam asnjë lloj tërheqje për asnjë femër këtu
Julia: Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh
Juli: Unë kam një marrëdhënie të mirë me të siç e kam me vajzat e tjera
Julia: Unë po të pyes për atë dhe jo për vajzat e tjera
Juli: Unë nuk kam asnjë lloj tërheqje për të
Kujtojmë që disa ditë më parë u aludua që Juli u bë shkak i ndarjes së Heidit nga Romeo, dhe mes duket Julia e ngacmoi aktorin për këtë gjë.