11.9 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

A është normale dhimbja e fytit në verë? Ja çfarë thotë mjekja specialiste

- Advertisement -

Është ajo periudhë e vitit kur të gjithë njerëzit fillojnë të kenë shqetësime nga alergjitë dhe nga temperaturat që ndryshojnë nga mengjesi, në drekë dhe pastaj në darkë. Nëse zgjoheni edhe ju me një dhimbje në fyt në këtë fillim vere, atëherë shenjat nuk janë të mira. Por mund të mos jetë shenjë gripi apo, më keq, virusi Covid-19.

Po si të jeni më të sigurt që dhimbja e fytit të kalojë shpejt?

Mjekja specialiste Maria Marzella Mantione përcjell një këshillë shumë të rëndësishme edhe të kolegëve të saj për diçka që nuk duhet ta bëni asnjëherë sa herë keni dhimbje fyti.

“Nuk duhet të hani ushqime të ngurta. Sa herë që keni dhimbje fyti, që dhimbja të kalojë më shpejt, duhet të eliminoni ushqimet e ngurta, sepse jua shtojnë dhimbjen. Çdo gjë që e keni të vështirë ta gëlltisni, është mirë ta eliminoni, sepse irritojnë dhimbjen”,- thotë Mantione. Ushqime të ngurta si toast-et, fruta të thata apo edhe të papjekura duhet t’i eliminoni. Dhe në vend të tyre, supa, ushqime të buta dhe sa më shumë lëngje. Gjithashtu, Mantione rekomandon një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Pra, nëse nuk doni që të zgjoheni edhe nesër me dhimbje fyti, atëherë bëni shumë kujdes me ushqimet e forta. Për t’iu shtuar këshilla të tjera kësaj periudhe të sikletshme, mbani parasysh edhe:

Qëndroni larg ambienteve të ndotura me tym duhani apo pluhura të ndryshme.

Bëni kujdes me zërin. Mos flisni me zë të lartë dhe shumë për të mos irrituar më shumë fytin (në raste të domosdoshme rekomandohet Chloraseptic si qetësues).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit