Opinione

A e dini çka po bën kjo Qeveri që kur ka ardhur në pushtet?

By GAZETA SCANNER 1

February 12, 2024

Shkruan: Faton Abdullahu

• Aty ku ka PAPUNËSI kjo Qeveri të papunëve ju thotë – qe zgjidhja, qe ku i keni vizat. Tash erdh liria, shkoni ku doni e punoni çka të doni. Premtimi për punësim u përmbush.

• Aty ku ka KORRUPSION kjo Qeveri thotë – jo tash nuk ka hajna as korrupsion. Hajnat janë nëpër gjykata. Prandaj s’ka kush ndan drejtësi, sepse gjykatat janë të kapura. Ama Qeveria ju mbron, sepse ajo është çlirimtarja. Mos ju paça borxh. • Aty ku ka PESIMIZËM kjo Qeveri ofron populizëm e majtizëm ekstrem. Për k’to sene s’ka që ja kalon. Aferim.

• Aty ku ka FJALË kjo Qeveri ‘sajgis alaminut’ edhe me ma shumë fjalë, por fjalë të kojshme që ua ‘ngopë trurin’ atyre që ende janë të uritur për shpresa me rrena. Ju boftë mirë ! • Aty ku ka PAQARTËSI kjo Qeveri shpërndan mjegull dhe shumëfishon intensitetin e të panjohurës. Monologun për Serbinë e shet për dialog me fitore kundër Serbisë, që kurrë nuk i paskemi pas. Gogësima politike ! • Aty ku s’ka UNITET te shqiptarët në Ballkan, kjo Qeveri e gjen fajtorin në Shkup dhe Tiranë. Duhet të ketë edhe atje VV me patjetër, thotë ajo, që të krijohet uniteti me to, përndryshe le të bëhet ‘deti kos’. Dhe krejt kos është kah e bon. • Aty ku ka DINAR të Serbisë kjo Qeveri tha : tash e tutje veç euro, ama harroj të koordinohet me dollarin dhe dështoj. Dinari mbet, sepse dollari nuk u vet. Mosvet ! • Aty ku duhet NËNSHKRIM për Asociacionin kjo Qeveri thotë e qes unë pa problem, veç për tango politike Kurti – Vuçiq më duhet edhe nënshkrimi i Serbisë. Pra nga nënshkrimi i Vuçiqit varet rregullimi i brendshëm i Kosovës. Ec e thuj këtyre puna e mbarë !