Op/Ed

A duhet Amerika me qenë gardian i të drejtave tona legjitime institucionale edhe kur nuk konsultohemi me të

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Përvoja ime politike duke qenë në Kuvendin e Kosovës më shume se tre mandate, duke qenë edhe zv/Kryeministër dhe aktivist politik gjatë tërë jetës time duke filluare nga viti 1968 më lejon ti qasem kësaj çështjeje me peshë.

Më duhet të qartësojë se rëndësia dhe prezenca e KFOR-it dhe NATO-së si udhëhëqese e saj është fati më i madh historik i yni.

KFOR-i është prezent që në rend të parë të mbrojë Integritetin Territorial të Republikes së Kosovës, e në veçanti të na mbrojë nga Republika e Serbisë (sepse të gjitha shtetet tjera janë pjesë të NATO-së).

KFOR-i është prezent dhe legjitim të mbrojë Kushtetuten, rendin juridik, politik dhe orjentimin ekonomik, lirinë e lëvizjes së qytetarëve, të drejtat e qytetarëve e në veçanti ato të pakicave, kulteve fetare, objekteve historike dhe shumë gjëra që qytetarët dhe disa Lider Institucional dhe Politik nuk e kanë të qartë.

KFOR-i garanton edhe sigurinë e brendshme, garanton zbatimin e marrëveshjeve politike por pa cënuar sigurinë e pakicave. Garanton pakicat dhe të drejtat e tyre edhe nga veprimi i institucioneve Shtetërore. Nga kjo shohim se KFOR-i është një mekanizëm i sigurisë së jashtme dhe të brendshme nga të gjithe ata-Institucione nëse këto përdoren për qëllime politike, elektorale apo ndikime të ndryshme jodemokrateike, si për pakicat ashtu edhe për shumicën. Prandaj, duhet të kuptohet se të gjitha veprimet institucionale duhet të jenë demokratike, ligjore dhe të koordinuara politikisht dhe të lejuara, mbështetura nga mekanizmi i KFOR-it (siç e kam theksuar në vazhdimësi se Kosova duhet të përmbyllë pavarësinë e vet demokratike). KFOR-i është këtu edhe gardian i ndryshimeve politike, kushtetuese që janë ose mund të jenë në kundërshtim me orjentimet tona politico-ekonomike.

Çka ne duhet të bëjmë është që fjalori i jonë të jetë i qartë gjatë shprehjes. Shqiptarët e Kosovës janë popull Liridashës, janë popull që punon dhe vepron për të mirën e Familjes dhe Shtetit. Shqiptarët e Kosovës historikisht kanë mbrojtur kultet fetare – në veçanti ato Ortodokse dhe shpesh shprehjet tona deklarative në veçanti ato të Liderëve Institucional dhe Politik, Kultet Fetare, Xhamia, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe kultet tjera janë kulte që pasurojnë vet Historinë e Kosovës dhe janë kulte ku besimtarët i luten Zotit për mirëqenien e tyre dhe duhet kuptuar Emërtimin Kult fetar dhe Klerik Fetar. Ne e dijmë se disa klerikë Fetarë Ortodoks po dalin jashtë misionit të tyre fetar duke përzier edhe politikën, por kjo në asnjë mënyrë nuk përfshinë kultet fetare, dhe nga gjuha jonë që po keqkuptohet është e vendit tonë duhet të hiqet -në veçanti nga institucionet.

Prandaj qytetarët pakicë serbe që jetojnë në veri të vendit tonë po persekutohen nga Kryetari Vuçiç e po ndihmohen edhe nga Klerikët Radikal dhe këtë ne duhet ta kuptojmë me seriozitetin politik dhe veprimet tona duhet të jenë të matura (sepse mund të ndodhë që KFOR-i në emër të sigurisë së brendshme të kërkoj largimin e organeve të Sigurisë së lartë nga ajo pjesë e vendit).

Institucionet tona do duhej të bisedojnë me palen e Beogradit që të lirojnë pakicsn serbe nga pagesa e taksës për tabelat provuese kur ata kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës (në emër të dëmtimit ekonomik të buxhetit familjarë – siç vepruam ne me heqjen e taksës së sigurisë për diasporën). Pastaj, të largohen së pari tabelat paralele KM edhe me kushtin e kompenzimit të tabelave provuese, pra që në Kosovë të jenë edhe për një kohë tabelat KS që nuk i nënshtrohen taksës në Republikën e Serbisë dhe RKS që i nënshtrohen taksës së tabelave të përkohshme dhe tek pastaj të vazhdohet me negocim në mënyrë që mos të japim hapësirë Qeverisë së Serbisë të ngrisë tensione politike të cilat dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe gjithnjë duhet kuptuar se tabelat në Republikën e Kosovës duhet të jenë unike, të mos keqpërdoren nga kriminelët, shantazhuesit apo persona që mundë të dëmtojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por nga kjo duhet kuptuar se rrugëtimi i gjatë i Liderëve politik të kohës ka qenë i vështirë, që është sjellë Pavarësia e Kosovës.
Edhe vazhdimi i negociateve me Serbinë duhet të vazhdojë në atë mënyrë që të përmbyllet Pavarësia e Kosovës, të hapen rrugët e rikthimit të të pagjeturve (e asesi të gjallët të mbesin peng i të pagjeturve – Amerika 50 vjet pas luftës me Vietnamin ka atdhesuar ushtarin e fundit të pagjetur – sa e dhimbshme për familjen).

Prandaj duhet kuptuar se mendimi, veprimi politik në Koordinim me SHBA-të janë jetik për të ardhmen e Kosovës dhe Qytetarët e saj. Veprimi dhe bashkëpunimi me SHBA-të, mbështetja e interesave të saj politike dhe ekonomike nuk duhet të vihet në sprovë edhe po që se kemi shpenzime më të larta finansiare (nga ku kuptohet se shpenzimet ushtarake gjithnjë kanë kosto financiare – por ne sot po bëjmë gjumë të rehatshëm me familjet tona të dashura edhe pse në anën tjetër të kufirit janë renditur forcat ushtarave të gjenocidistit).

ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN DHE ZOTI E BEKON BASHKËPUNIMIN ME TË!

Ramiz Kelmendi