Florian Wirtz është një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe top klubet evropiane janë vënë pas tij.
Barcelona është një nga skuadrat që ka shfaqur interes për nënshkrimin e Florian Wirtz tash e një kohë.
Megjithatë, Fabrizio Romano e ka përjashtuar mundësinë e largimit të lojtarit nga Leverkusen këtë verë.
Nuk bëhet fjalë as për çmimin astronomik prej 110 milionë eurosh për lojtarin që kërkon klubi gjerman.
Sipas gazetarit, është fakti që kampionët e sapo shpallur të Bundesligës e konsiderojnë Wirtzin vendimtar për projektin e tyre aktual dhe nuk janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë për sa kohë që Xabi Alonso mbetet në ‘Bay Arena’.
Kjo është arsyeja pse një garë e vërtetë për të riun e talentuar pritet të zhvillohet në verën e vitit 2025.
Përveç Barcelonës, në garë për lojtarin janë edhe Bayern Munich, Man City, Arsenal, Chelsea, PSG dhe Real Madrid.