Sport

A do të transferohet Vedat Muriqi tek gjiganti anglez?

Klubi i madh anglez, Tottenham insiston ta transferoj yllin kosovar të Fanerbahces, Vedat Muriqin, raporton GazetaScanner.

Sulmuesi i “Dardanëve”, është duke bërë një sezon të madh me gjigantin turk.

Muriqi falë performancës së shkëlqyer është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Tottenhamin.

Sipas “Milliyet” ‘Spurs’ e duan Muriqin, dhe atë qysh në muajin janar, edhe pse mësohet se trajneri Jose Mourinho preferon Troy Parrotta-n.

Tottenham tashmë janë në kërkim të pasuesit Harry Kane, i cili verën që vjen pritet të largohet nga skuadra anglez.

Mësohet se Muriqi është dëshira e krerëve te Tottenhamit. Sulmuesi kosovar në këtë sezon të garave, ka pasur 15 paraqitje me Fenerbahcen dhe ka shënuar 10 gola, duke qenë një sulmuesit më të frikshëm në kampionatin turk. /GazetaScanner/