Sport

A do të rikthehet Pogba te Juve? Përgjigjet Raiola

Agjenti i njohur, Mino Raiola, ka folur sërish për mediet sa i takon të ardhmes së Paul Pogba.

Raiola iu përgjigj pyetjes për një rikthim të mundshëm të francezit te Juventus, me agjentin që tha se Italia, është si shtëpi për Pogban.

“Pogba te Juventus? Italia është si shtëpi për Paul. Ai do të dëshironte të kthehej te Juventus, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë pas Euro2020”, tha ai.

“Pogba dëshiron të luajë në nivelet më të larta, por ai nuk mund të largohet nga Manchester United nëse ata janë në një situatë të vështirë”, tha mes të tjerash Raiola.