Pesë vajzat mund të mos kenë shumë vite bashkë, por këngët dhe stili i tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muzikës.
Nuk është rastësi që ende flasim për ta dhe presim momentin kur do t’i shohim sërish të gjithë bashkë në skenë. Këtë e mbështesin edhe thashethemet e fundit, se ajo që pamë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike 2012 do të bëhet sërish realitet.
Por nëse do të ndodhë apo jo, erdhi të na tregojë David Beckham , i cili është në kopertinën e “Variety” dhe ndër të tjera iu referua kësaj çështjeje të zjarrtë, duke theksuar se ky skenar nuk do të realizohet, duke mohuar një herë e mirë lajmet rreth turneut të grupit.
“Për fat të keq, nuk është kështu. Victoria ishte aq e lumtur që i pa vajzat (duke iu referuar ditëlindjes së saj në të cilën ishin të ftuar të gjitha), dhe ato ishin një pjesë e madhe e jetës së saj, por padyshim, të gjitha vajzat kanë gjërat e tyre për të bërë. Victoria është plotësisht e përfshirë në biznesin e bukurisë dhe modës. Nëse dikush është më i zënë se unë, është ajo ”, tha ai.
Dhe më pas shtoi: “Të gjitha vajzat kanë mbi 15 vjet që janë bashkë në skenë. Kështu që t’i kishim të gjithë atje në skenë, të kishim djalin tonë më të vogël duke luajtur kitarë ishte e mrekullueshme.”
David Beckham e mbylli çështjen si më poshtë: “Unë e di se kjo është ajo që njerëzit duan, por të jem i sinqertë, mendoj se do isha më i emocionuari nga të gjithë”.