Sport

A do të largohet Milot Rashica nga Werder Bremeni?

Sulmuesi Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremeni në asnjë rrethanë gjatë këtij sezoni. Kështu është shprehur menaxheri i sulmuesit të Kosovës, Altin Lala.

“Largimi në dimër nuk është temë diskutimi”, ka thënë Lala. 23-vjeçari ka shënuar 19 gola për Werderin në vitin kalendarik 2019.

Aktualisht ai është një prej lojtarëve më të kërkuar të skuadrës së tij që gjendet në pozitën e 14 të Bundesligës