Lajme

A do të fitojë sërish Ted Cruz për në Senat, përkrahësi i Trumpit që Kurti e kishte takuar

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2024

Një nga garat kyçe për në Senat, është në Teksas, ajo në mes të Senatorit Republikan Ted Cruz dhe Përfaqësuesit demokrat Collin Allred.

Sondazhet kanë treguar se senatori Republikan, Ted Cruz do të vazhdojë ta mbajë karrigen në Senat, mirëpo gara mes tyre, siç raporton Euronews, është tejet e ngushtë.

Kujtojmë se në vitin 2022, kryeministri Albin Kurti e kishte takuar Senatorin e njohur republikan, Ted Cruz, i cili është një prej mbështetësve më të mëdhenj të Donald Trump.