Sport

A do ta bëj Chelsea Sanchon blerjen më të shtrenjtë në Premier League?

Skuadra e Chelseat duket se e ka marrë seriozisht rikthimin në merkato, pasi në verë klubi ishte i dënuar.

Siç raportohet së fundmi nga “The Sun”, blutë e Londrës janë pranë mbylljes së marrëveshjes me Borussia Dortmund për kalimin e Jadon Sanchos në “Stamford Bridge”.

Gjithçka do të mbyllet për 120 milionë sterlina, me Sanchon që do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të historisë së Premier Ligë. Anglezi pritet që të firmosë për Chelsean muajin e ardhshëm.