Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e bizneseve.
Ai kësaj radhe ka bërë me dije se ka qenë në Drenas, ku ka shpalosur programin e PDK-së për mbështetjen e bizneseve.
Postimi i plotë në Facebook:
Mobilieria Jeta me pronarët Valon dhe Isai Jeta në Poklek të Ri është një emër i besueshëm në tregun e Kosovës. Prodhimet cilësore e innovative të orendive shtëpiake e kuzhinat kanë mbushur shtëpitë tona. Diskutuam se si të rrisim eksportet me jashtë, në veçanti me Gjermaninë.
Në shoqërimin e kandidatëve për deputetë nga Komuna e Drenasit prezantuam edhe programin ekonomik të Bedri Hamzës për grante investive deri në 30% të shumës totale të investimeve. Po ashtu, në qendër të programit është se bizneset me mbi 500 mijë euro investime të reja apo që punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.
#bedrihamza1✅ #memlikrasniqi2✅ #isakneziri99✅