Zgjedhjet 2025

99-shi i PDK-së për deputet, Isak Neziri në Vasilevë: Koha për ndryshim po afron, dhe ne do të dëshmojmë se Kosova mundet më mirë!

By GAZETA SCANNER

January 04, 2025

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka prezantuar vizionin dhe planin e PDK-së për ta qeverisur Kosovën pas 9 shkurtit.

Ai ka thënë se “Koha për ndryshim po afron, dhe ne do të dëshmojmë se Kosova mundet më mirë!”

“Në Odën e familjes Berisha, në Vasilevë të Drenasit, prezantuam vizionin dhe planin e qartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.

Në çdo takim po dëgjojmë hallet tuaja dhe zotohemi se do të adresojmë çdo sfidë që keni për të ndërtuar së bashku një vend që ecën përpara. Pas 9 shkurtit, së bashku, do ta kthejmë besimin dhe fuqinë e Kosovës në çdo fushë. Faleminderit, Drenicë, për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe mbështetjen tuaj të palëkundur. Koha për ndryshim po afron, dhe ne do të dëshmojmë se Kosova mundet më mirë!”, ka shkruar Neziri në Facebook.