Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 88, Patriot Krasniqi, e ka nisur sot ditën me një takim me kryetarin Memli Krasniqi, raporton Scanner.
“Kryetari Krasniqi po bën një punë të jashtëzakonshme dhe takimet me të janë gjithmonë motiv për të vazhduar me punë në funksion të forcimit të subjektit tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të nisja ditën sot në takim me kryetarin, Memli Krasniqi me të cilin biseduam për procesin zgjedhor të 9 shkurtit në përgjithësi dhe regjistrimin e votuesve në diasporë në veçanti.
Kryetari Krasniqi po bën një punë të jashtëzakonshme dhe takimet me të janë gjithmonë motiv për të vazhduar me punë në funksion të forcimit të subjektit tonë.
Bashkë me miqtë, Sadrin Shala, Mentor Ismajli dhe Arsim Jashari u zotuam se nuk do të ndalemi dhe bashkërisht me të gjithë anëtarët derisa ta kthejmë PDK-në, aty ku e ka vendin, partinë numër një në Kosovë.
#MaMirë #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PatriotKrasniqi88