Botë

Gaza: Së paku 241 të vrarë brenda 24 orëve

By GAZETA SCANNER 1

December 27, 2023

Ministria e shëndetësisë e Gazës, ka thënë se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit vazhdon në territor.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quajtur luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij, raporton BBC.

Shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”.

Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gaza qendrore.