Botë

80 të vdekur nga luftimet në Siri

Më shumë se 80 persona janë vrarë që prej të enjtes në Siri, gjatë përplasjeve të dhunshme mes forcave të regjimit dhe grupeve të armatosura në bastionin e fundit në Damask, në veriperëndim të vendit, sipas një bilanci të ri të OJQ-së.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), 51 xhihadistë dhe rebelë janë vrarë gjatë luftimeve që po zhvillohen në rajonin e Idlebit.

Këto përplasje të përgjakshme, që vazhdojnë që prej mbrëmjes së djeshme, por zhvillohen pranë qytetit të Maarat al-Noomane, kontrolluar nga xhihadistët.

“Kjo valë tensionesh ka shkaktuar një valë tjetër zhvendosjesh pasi banorët e zonës po largohen në masë si pasojë e dhunës”, theksoi një korrespondent në vend.

“Pavarësisht armëpushimit të njoftuar nga Moska, bombardimet dhe luftimet kanë vrarë tashmë më shumë se 250 civilë që prej fundit të gushtit”, sipas OSDH./ATSH/