Lajme

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2024

🎉 Sot festojmë 8-vjetorin e anëtarësimit tonë në familjen e futbollit evropian! Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë momentin historik kur Kosova u bë pjesë e UEFA-s, më 3 maj 2016 në Kongresin e 40-të në Budapest.

✅ Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, por me vendosmërinë tonë dhe mbështetjen e partnerëve, arritëm që ta jetësojmë ëndrrën e shumë gjeneratave!

🎉 Nga aty filloi një epokë e re për futbollin kosovar. Klubet tona treguan vlerat në arenën ndërkombëtare dhe ekipet kombëtare konsoliduan pozicionin e tyre. 🌍

⚽ Bashkë jemi të përkushtuar për ndërtuar një të ardhme më të ndritshme! 🇽🇰💪

Mesazhi i presidentit Agim Ademi ⤵️ 🌐 www.ffk-kosova.com #FFKKosova #UEFA #8Vjet