Koronavirusi

8 mijë e 600 persona humbën jetën nga Covid-19 në Bosnjë dhe Hercegovinë

Vdekshmëria për shkak të përhapjes së sëmundjes COVID-19 mbetet e lartë edhe në Bosnjë e Herecegovinë.

Sipas institutit të shëndetit publik atje, përgjatë 24 orëve edhe 66 persona të tjerë nuk kanë arritur ta tejkalojnë koronavirusin. Kjo bëri që numri i vdekjeve atje të arrijë në 8 mijë e 600, që e vendosë vendin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht numrit të lartë të të vdekurve, Bosnja e Hercegovina ka pasur një rënie të infeksioneve të reja në ditët e fundit, duke bërë që qeveria të lehtësojë masat epidemiologjike.