Kuriozitete

8 gjëra që nuk dini mbi mërzinë

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

E luftojmë gjithmonë më shumë, por mbërrin një ditë. Cila është dobia shkencore e mërzisë? Një gjendje sa e zakonshme aq edhe e vështirë për tu përballur

Mërzia ndryshon nga apatia. Edhe pse të dy termat përdoren shpesh si sinonime, të qënit i mërzitur është i ndryshëm nga apatia dhe e gjejmë vetën mbi divan duke ndërruar kanale. Sipas James Danckert, psikolog konjitiv i Universitetit të Ëaterloo-s, mërzia përfshin nevojën urgjente për të bërë diçka, një motivim i fortë për të qënë i zënë në punë, me diçka, por edhe mungesa e një aktiviteti në ato momente mund të na japë kënaqësi.

A mund të vdesësh nga mërzia? Një studim londinez i përfunduar në vitin 2010 mbi 7500 nënpunës shtetërorë tregoi se në kohën kur ishin pyetur këta persona, në vitet 80, ata që e kishin përcaktuar mërzinë një problem të madh në jetën e tyre kishin 37% mundësi të vdisnin gjatë kohës së realizmit të këtij studimi. Kjo jo se mërzia shkakton vdekjen, por është e lidhur me faktorë të tjerë të rrezikshëm për shëndetin si depresioni, apo edhe kushtet e këqija shëndetsore.

Është e llojeve të ndryshme. Mund të variojë nga njëri tek tjetri. Shumë persona e përshkruajnë si një ndjesi pështjellimi dhe nervozizmi kur janë të mërzitur dhe bëjnë gjithçka për të dalë nga kjo situatë. Një mërzi tjetër është edhe ajo që përjetohet nga leximi ose gjatë një koference. Në këtë rast ndjesia që dominon është ajo e përgjumjes.

Fëmijët mërziten më shumë. Zënia e kohës së lirë të fëmijëve më një program rutinë rrezikon që këta fëmijë të mos gjejnë prirjet e veta meqë ndjekin një program që të tjerët ua kanë imponuar. Përjetimi i një mërzie në dozë të vogël është një hap i nevojshëm për të kuptuar cilat janë aktivitetet për t’iu kushtuar kohë. E rëndësishme është që koha e kaluar në mërzi të çelë një vendim të mirë dhe të pa shpërdoruar.

Marrëdhënia mes mërzisë dhe teknologjisë nuk është shumë e qartë. Flitet shpesh për lidhjen mes internetit, aparateve celularë dhe lehtësisë për tu mërzitur, por është e vështirë për të bërë krahasime sot dhe 60 vjet më parë. Dyshimi i shumë ekspertëve është se mërzitesh sot si atëherë, por ne vetëm kemi ndryshuar mënyrë si ta zemë kohën e lirë.

Truri yt bën gjithçka për ta mbajtur nën kontroll. Sipas një studimi nga Universiteti i Glasgout, kur detyrohemi të dëgjojmë një bisedë të mërzitshme si gjatë një mbledhje, truri ynë përdor një truk për ta evituar, i dublon zërat e folësve me një zë të brendshëm, një lloj dubluesi personal që i bën më interesant. Kjo u shoqërua me një rritje të aktivitetit të korteksit dëgjimor gjatë pasazheve të mërzitshme të një rrëfimi të krijuar enkas në laborator.

Është çelësi i kreativitetit. Kur jemi në momentet e quajtura të “vdekura”, ku koha humbet, në të vërtetë mendja juaj është e lirë të endet duke favorizuar zhvillimin e kreativitetit.

Ky mund të jetë motivi që kur jemi shumë të zënë me një detyrë të ndërlikuar ndonjëherë shpërqendrohemi. Sipas studimeve, kur kryejmë një detyrë dhe e lemë mendjen të mos bëjë asgjë për disa minuta, e gjejmë zgjidhjen më shpejt sesa kur mbetemi të përqendruar pa ndërprerje. Nëse jeni maniak i shumë detyrave duhet të fusni në ditën tuaj një minuta-zh kotësie.

Si luftohet. Fillimisht duhet të pranohet si dukuri. Nëse mërzia është e përditshme për shembull kur kryeni një punë përsëritëse dhe aspak stimuluese, ekspertët sugjerojnë të mendoni fundin e veprimit, të kujtoni motivin fillestar që ju shtyu drejt këtij aktiviteti dhe të përqendroheni mbi perfeksionimin e veprimit me një shpirt analog me forma meditimi. Për ti ndihmuar fëmijët gjatë mërzisë uluni me ata dhe bëni një listë të aktiviteteve të tyre të preferuara. Thuaji atyre se kanë mënyra të shumta për ta luftuar mërzinë.