Sport

Zbulohet shtatorja e ish futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi

By GAZETA SCANNER 1

December 03, 2023

 

Këtë të diel u përjetësua përgjithmonë shtatorja e futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi.

Shtatorja u vendos pranë stadiumit që mban emrin e tij tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Kjo ceremoni u organizua nën patronatin e Presidentit të KF Trepça’89 FC Abedin Zeka dhe me Iniciativën e Klubit dhe familjes Kajtazi.

Numër i madh i mysafirëve nga të gjitha anët duke përfshirë edhe institucione lokale dhe qëndrore nderuan këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre.

Pas zhvillimit të ndeshjes në mes të dy klubeve mitrovicase, u mbajten edhe disa fjalime përshendetëse dhe në kujtim të ish talentit mitrovicas ndërsa në fund u bë zbulimi i shtatores.

Ndryshe Erion Kajtazi ishte njëri nga futbollistët më perspektiv në futbollin kosovar dhe pritej të transferohej në klubin e madh belg Anderlecht por me 3 Dhjetor 2022 ai ndërroi jetë në fushën e fubollit.