Lajme

“780 euro paga mesatare”, Bajrami ia rrëzon Mujës pretendimin veç me dy pyetje të thjeshta

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se deputeti Armend Muja ka gënjyer “kinse gjatë mandatit të tyre, paga mesatare është rritur nga 580 euro në 780 euro”.

Bajrami përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka pyetuar qytetarët se sa prej tyre kanë pasur rritje për 200 euro nga viti 2019 deri në vitin 2024.

“Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024?

– Pothuaj asnjë.

Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm?

-Të gjithë.” – ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se në tri vitet e fundit paga i është rritur kryeministrit, ministrave, këshilltarëve, asistentëve e shoferëve.

“Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj.

Ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkpartiakët e tij.” – ka thënë tutje Bajrami.

Postimi i plotë: