Lajme

Rama: Erërat e së kaluarës nuk mund të fryejnë këtu

Erërat e së kaluarës nuk mund të fryjnë këtu, tha kryeministri shqiptar Edi Rama pas një takimi në Tiranë ku morën pjesë presidentët Vuqiç dhe Gjukanoviç si dhe kryeministri Zaev.

“Kjo është një iniciativë që nuk përjashton askënd dhe nuk imponohet nga askush. Më lejoni ta them hapur – për mua, refuzimi i vazhdueshëm i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë nuk është diçka që mund ta kuptoj. Kjo është e rëndësishme për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të do të ndërtonim një urë drejt së ardhmes”, theksoi kryeministri shqiptar.

“Është bindja ime e thellë që i gjithë procesi është plotësisht koherent me idenë që secili vend të bëhet pjesë e një familje evropiane, ndërsa do ta përshpejtojmë atë proces në mënyrë që të vendosim standarde në rajonin tonë në përputhje me katër liritë: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit,” theksoi Rama në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore.

Rama theksoi se rajoni, mbi të gjitha, duhet të krijojë kushte më të mira për të ardhmen.

“Ne e dimë që disa sëmundje të së kaluarës po trajtohen, nuk kemi nevojë të shpikim ilaçe të reja, duhet të shohim se si funksionon në realitete të ngjashme. Ne mund ta kthejmë këtë në realitetin e përditshëm të qytetarëve dhe bizneseve. Vetë-përjashtimi, izolimi dhe refuzimi nuk kanë sjellë kurrë diçka të mirë dhe ata nuk kanë mbjellë një pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e reja,” tha Rama.

“Ne kemi një fat të përbashkët në një hapësirë të caktuar dhe jemi të detyruar ta tejkalojmë të kaluuarën dhe të sigurojmë paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë”, tha Rama, duke theksuar se ai i kishte thirrur të gjithë në Tiranë, “si në takimet e mëparshme”.

Presidenti serb Aleksandar Vuqiç njoftoi se njësitë e urgjencës së Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë do të bashkëpunojnë ngushtë në të ardhmen.

Vuçiç njoftoi “konkretizimin e përpjekjeve të përbashkëta” përmes nënshkrimit të marrëveshjes.