Lajme

Kërçeli i VV-së denoncon gjendjen e tmerrshme të ‘Prishtinës së Përjetimeve’, e mbuluar nga mbeturinat

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2023

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka denoncuar gjendjen e hapësirave publike në Prishtinë gjatë vikendit, të cilat janë të mbuluara nga mbeturinat.

Kërçeli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur rregull absdurd të Komunës së Prishtinës për mos-mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike gjatë vikendeve, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në këto dy ditë pushimi kur njerëzit kanë kohë të lirë për të shëtitur dhe i nxjerrin fëmijët nëpër parqet e lagjeve (në lagjet e vjetra që e kanë lluksin të kenë parqe), ata i gjejnë ato të përmbysura nga mbeturinat, që bashkë me qentë endacakë që i shpërndajnë ato në kërkim të ushqimit, i kanë shnëdrruar këto hapsira në zona të rrezikshme për fëmijët”, ka shkruar ai.

“Mirëmbajtja e hapsirave publike në Prishtinë ka degraduar në përgjithësi, por komuna do duhej të paktën që të shtunën dhe të dielën të ofronte një minimum kujdesi për këto hapsira për ata mijëra prindër që e presin fundjavën që të kalojnë kohë me fëmijët në hapsirë e gjelbërim. Jo çdo familja ka mundësi t’i dërgojë fëmijët nëpër kënde lodrash të restoraneve”, vijon Kërçeli.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160022994324635&id=567589634&mibextid=Nif5oz