Kombëtarja Kosovës në hendboll U18 (konkurrenca e meshkujve), ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2024.
Hendbollistët e rinj të Kosovës do të garojnë në Grupin B, ndërsa për kundërshtarë do të kenë Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë.
Dy të parët në grup kualifikohen në Kampionatin Evropian që vitin tjetër mbahet në Mal të Zi.
Kombëtaret që përfundojnë në pozitat tre e katër do të garojnë në Evropianin e Divizionit II.
Ndeshjet pritet të luhen në Maqedoni të Veriut, që e ka të drejtën e organizimi.