Lajme

71 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 80 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 9 persona, si dhe janë bërë 11 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 18 personave, për vepra të ndryshme penale.