Një mashkull kosovar, gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, ka vdekur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka vdekur rreth orës 18:45 të premten, dhe ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës dhe për shkak të problemeve shëndetësore ishte dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukcion.