9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

67 pjesëmarrës në darkën e profilit të lartë në Washington, rezultojnë pozitivë me Covid-19

- Advertisement -

Numri i të pranishmëve që kanë rezultuar pozitivë për koronavirus pas darkës Gridiron të fundjavës së kaluar është rritur në 67, thonë organizatorët, duke përfshirë sekretarin e Bujqësisë Tom Vilsack, i cili u bë anëtari i tretë i pranishëm i kabinetit të Biden që u infektua.

Shifrat e reja, të publikuara nga organizatorët e darkës, nuk përfshijnë anëtarët e shumtë të stafit në hotelin ”Renaissance” në Washington, të cilët punuan në këtë ngjarje, shkruan Washington Post.

Zyrtarët e ”Renaissance”, nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura për informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të punëtorëve apo sa ishin caktuar për këtë ngjarje.

Organizatorët thanë se darka vjetore me kravata të bardha, e mbajtur personalisht më 2 prill pas një pauze dyvjeçare, tërhoqi 630 të ftuar këtë vit.

Raporti i fundit do të thotë se më shumë se 10 për qind e të ftuarve të pranishëm kanë rezultuar pozitivë pas ngjarjes.

Shumica e punonjësve që punuan në darkë mbanin maska, por shumica e të pranishmëve jo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit