KoronavirusiLajme

640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës

MSh ka njoftuar se Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

“Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre. Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, thuhet në njoftimin e MSH, transmeton Scanner.