Ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën një pacienti të moshës 64-vjeçare, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i është larguar copa e mishit, si “trup i huaj”.
“Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura u përballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale”, thuhet në komunikatën për media.
Pacienti bëhet e ditur se është kursyer nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.