Lajme

60 minuta pritje te pika kufitare “Dheu i Bardhë”

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 700 metrash.

Ndërkaq në Jarinje, qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.