Botë

6 të vdekur në një gjuajtje të një spitali në qytetin lindor te Çekisë, Ostravë

Katër burra dhe dy gra u vranë kurse tre të tjerë janë të lënduar në një gjuajtje në Universitetin Spitalor të Ostravës, verilindore të Republikës Çeke të martën në mëngjes.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit. Policlia e forcave speciale ishte në vendngjarje dhe një helikopter kishte arritur për ndihmë.

Policia e publikoj një foto të një personi që ata e identifikuan si të dyshuar për gjuajtje, por më vonë është bërë e qartë se ka qenë një dëshmitar, ata thonë se kanë qenë duke e kërkuar një person tjetër .

Policia tha që një burr e ka qëlluar vetën në kokë në veturën që ata e kanë kërkuar si pjesë kërkimi për gjetjën e sulmuesit.

I dyshuari ka mbajtur armë zjarri në mënyrë të paligjshme.

“E kemi kapur të dyshuarin për gjuatje. Burri 42-vjeçari e ka gjuajtur vetën në kokë përpara se policia ka intervenuar, ai tani është i vdekur,” tha Policia.

Ministri i brendshëm Jan Hamacek i tha Policisë që do ta hetojnë këtë rast.

“Do të dëshiroja ti thoja popullit se nuk ka më rrezik,” tha Hamacek.

Kryeministri Çekë Andrej Babis i tha televizionit publik të Çekisë se e gjuajtja me armë u zhvillua në një dhomë pritjeje

Presidenti Milos Zeman u shprehi ngushëllimet më të thella te të mbijetuarit. Ai gjithashtu falënderoj oficerët e zbatimit të ligjit, doktorrët dhe gjithë të tjerët të cilët kanë ndihmuar.

I dyshuari ka përdorur një armë Çeke 9 milimetershe, duke u bazuar ne shefin e policisë rajonale, Tomas Kuzel, i cili tha se policia beson qe ai ka vepruar vetëm.

Sigurimi nëpër të gjithë Republikën Çeke u rrit duke e ndjekur të dyshuarin.

Ostrava është qyteti i tretë më i madhë në Republikën Çeke, me sipërfaqe rreth 300 kilometra ne lindje të Pragës ngat kufirit me Poloni dhe Sllovaki.

Incidenti i së Martës ka qenë më i keqi për Republikën Çeke që nga një incident i mëparshëm i cili ka qenë një burr i cili vrau 8 persona në një restorant ne rajonin e Uhersky Brod në vitin 2015.