6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

6 personave të tjerë që dyshohen për trafikimin dhe dhunimin e 11-vjeçares u caktohen edhe nga dy muaj paraburgim

- Advertisement -

Dymbëdhjetë persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga Prishtina, në raste të ndara – në qershor dhe në gusht të këtij viti.

Vajza 11-vjeçare nga Prishtina dyshohej se ishte trafikuar e dhunuar edhe në muajin qershor. Por ndalimi i shtatë personave u bë tek pas më shumë se dy muajve.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se gjashtë persona të dyshuar për veprat penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, u janë caktuar edhe nga dy muaj paraburgim, ndërsa personi i shtatë është arrestuar në muajin shtator dhe i njëjti ndodhet akoma nën masën e paraburgimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.RR.,G.S.,B.S.,F.S,M.S. dhe M.R., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.10.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç, ndërsa personi i shtatë është arrestuar më vonë, gjegjësisht me datë 13.09.2022 dhe gjendet në masën e paraburgimit”, tha Gashi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit