Këngëtarja e hiteve të pavdekshme, Shkurte Fejza, feston 50-vjetorin e karrierës dhe ka përgatitur një surprizë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.
Lidhur me këtë, përmes një postimi ajo ka njoftuar që do të organizojë më 8 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë një koncert festiv.
Ajo ka bërë thirrje që t’i bashkohen të gjithë e ta festojnë së bashku.