Ekonomi

50 nxënës të kryeqytetit do të kryejnë punë praktike në ‘KAWA Group’

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se Qendra për Këshillim dhe kompania ‘KAWA Group’, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar punë praktike për 50 nxënës të drejtimit arkitekturë dhe ndërtimtari të shkollës teknike “28 Nëntori”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin publik/privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune dhe njëkohësisht t’u ofrohet mundësia e fitimit të përvojës së punës përmes praktikës.