Video/Foto

50 milionë gaforre “pushtojnë” ishullin Christmas

Një pamje të tillë rrallëherë shihet nga syri i njeriut.

Turistët mbetën të mahnitur kur 50 milionë gaforre të kuqe u panë teksa kryenin migrimin vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin Christmas.

Ata u nisën nga xhungla drejt bregdetit të Parkut Kombëtar, në pjesën e skajshme veriperëndimore të Australisë, shkruan Dailymail përcjell Klankosova.tv.

Vizitorët po garojnë për të siguruar pamje sa më interesante në atë që vlerësohet si një ndër migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, pasi këto krijesa i japin ishullit ngjyrë të kuqe.

Pamjet mund t’i gjeniKËTU