Lajme

50 mijë shqiptarë duan ndryshim të sistemit zgjedhor

Në Tiranë është duke u mbajtur Forumi i Shoqërisë Civile mbi reformën elektorale në Shqipëri.

Fondacioni Friedrich Ebert është organizuesi i këtij forumi. Endrit Shabani nga Nisma Thurje, ka thënë se 50.000 qytetarë kanë firmosur peticionin duke kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“300.000 deri 500.000 euro pagesa për një vend si deputet. Ata kthehen në shërbëtorë të atyre që paguajnë. Të gjithë kryetarët e opozitës bojkojnë parlamentin dhe zgjedhjet”, ka thënë Shabani.