Masa të rrepta do të ndërmerren tash e tutje për të gjithë qytetarët që nuk ndotin ambientin në cdo lloj mënyre.
Teksa mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem i madh për kryeqytetin, lidhur me nivelin e gjobave tregojnë nga Drejtoria e Inspekcionit.
“Gjobat variojnë nga 50-800 euro, varësisht nga vendi, sasia por edhe subjektet që hedhin mbeturina. Lartësia e gjobave përcaktohet me rregulloret e kryeqytetit.”
Veç kësaj, kohëve të fundit këto shifra të larta kanë filluar edhe të shqiptohen me shpesh
Ky veprim po mirëpritet nga prishtinasit.
Dikush tjetër po mendon se kjo gjobë është e ulët.
Ndërkaq ky veprim po ndërmerret ne bashkepunim me drejtorinë e shërbimeve publike.
Bekim Brestovci, i pari i këtij dikasteri komunal tregon më shumë për këte.
“Jemi në bashkëpunim me inspektoratin e qytetit. Jemi në një gjendje emergjente të shpallur edhe nga kryetari andaj po veprojmë, kemi filluar me shqiptimin e gjobave”.
Brestovci jep detaje edhe per masat tjera te ndërmarra per pastërti me te madhe ne kryeqytet.
“Do të shpërndahen 1370 kontejnerëve te ri, me krijimin e këtyre parakushteve do të jemi edhe më rigoroz. Do të marrim edhe veprime neper zonat private”
Nga drejtoria e shërbimeve publike kanë bërë të ditur se në vikendin e ardhshëm do të vazhdojë edhe pastrimi i 9 kontejnerëve të tjerë nëntokësorë./T7/