keni menduar ndonjëherë pse japonezët janë kaq të dobët, edhe pse hanë kaq shumë oriz? Forma e tyre fizike është rezultat i zakoneve të shëndetshme që ndjekin, duke filluar nga të ushqyerit te aktiviteti fizik. Më poshtë po rendisim 5 sekretet e japonezëve që i bënë që të jenë elegantë, të shëndetshëm dhe jetëgjatë.
Një vakt me perime në të gjitha vaktet– Japonezët hanë shumë oriz dhe karbohidrate të tjera, por gjithmonë i shoqërojnë me një sasi të mirë të perimeve të stinës. Kjo i garanton ata që të ndjehen të ngopur duke ngrënë më pak, dhe duke i siguruar trupit të gjitha lëndët ushqyese që i duhen.
Pinë çaj jeshil- Është një pije e shëndetshme, tradicionale japoneze. Nuk është e pazakontë që japonezët të pinë 3 gota në ditë nga ky çaj diuretik, i pasur me antioksidantë dhe i aftë të përshpejtojë metabolizmin.
Nuk hanë yndyrë të ngopur– Suxhuk, ushqime të shpejta dhe ushqime të tjera industriale janë të pasura me yndyrna të ngopura, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.
Konsumojnë shumë omega 3- Proteinat më të zakonshme në Japoni janë ato të peshkut dhe frutave të detit. Këto lloj ushqimesh janë të pasura me omega 3, e cila luan një rol jetësor në shëndetin e trurit dhe zemrës.
Ecin– Japonezët janë një popull aktiv që ecin shumë. Kanë tendencë që të shmangin makinën dhe të shkojnë në punë në këmbë, ndërsa kohët e fundit moda e marrjes së të paktën 10.000 hapave në ditë është në modë: një zakon për të kopjuar.