KoronavirusiLajmest-slider

5 mijë e 749 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie drastike të rasteve të reja me koronavirus.

Nga IKSHPK kanë bërë të ditur se sot janë konfirmuar gjithësej 103 raste të reja, teksa është shënuar një rast me fatalitet.

Që nga fillimi i pandemisë e deri sot, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 106 mijë e 754.

Nga ky numër, janë shëruar 98 mijë e 787 persona, teksa kanë vdekur 2 mijë e 218 të tjerë.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 5 mijë e 749 raste aktive me virusin korona.