9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

5 arsye pse gjumi i drekës i bën mirë shëndetit

- Advertisement -

Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit. Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg.

Një studim rreth kësaj çështjeje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë.

Kjo ndodh jo vetëm prej ushqimit por edhe për shkak të gjumit të drekës.

Dihet botërisht që njerëzit e Mesdheut nuk e imagjinojnë ditën pa një pushim të shkurtër në drekë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitimet madhore që merr njeriu kur fle në drekë.

Përqendrimi

Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe Winston Churchill.

Ata flinin më pak në darkë por siguroheshin të dremisnin për 2 orë të mira në drekë.

Ekspertët besojnë se gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.

Gjumi ofron gjallëri

Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri.

Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që shkakton, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit.

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë arritur në konkluzionin se nnjerëzit që flenë për 60-90 minuta në drekë janë më të mprehtë në arsyetim.

Më shumë prodhimtari në punë

Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët.

Këtë e konfirmon një studim i Universitetit College në Londër, sipas të cilit, dremitja prej 30-90 minutash në drekë i bën njerëzit më krijues.

Studiuesit këshillojnë që kompani të ndryshme të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.

Gjumi i drekës të lumturon

Studimet tregojnë se fëmijët që nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë.

Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur e të qetë. Fundja, çdo i rritur ka një fëmijë brenda vetes që kërkon gjumë në drekë.

Gjumi i drekës kundër stresit

Studiuesit spanjollë thonë se vendosja e një rutine të gjumit të drekës largon stresin, ndihmon zemrën dhe përmirëson kujtesën.

Sipas tyre, mungesa e gjumit është njësoj e dëmshme sikur të mos hanit një vakt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit