6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

5 anëtarë të një familje humbin jetën brenda një muaji nga Covid në Itali

- Advertisement -

Një familje prej pesë anëtarësh të cilët nuk  ishin vaksinuar kundër Covid, humbën jetën brenda një muaji pas infektimit me virus. Babai 80-vjeçar ndërroi jetë në fund të dhjetorit, para se të mbërrinte në spital. Gruaja e tij, 78 vjeç, dhe tre fëmijët, 55, 52 dhe 50  vdiqën brenda rreth dhjetë ditësh nga njëri-tjetri.

Mbesa 25-vjeçare e të ndjerit, u tha gazetarëve: “Jemi të pikëlluar, dhimbja jonë është shumë e madhe. Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar sepse kishin frikë”.

“Kjo histori tragjike familjare është një mësim për të gjithë  pasi arma e vetme kundër koronavirusit është vaksina,” tha Emanuele Casara, drejtoreshë e  Spitalit Enna në Siçili.

Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid. Vendi ka regjistruar 11,449,601 raste dhe 148,167 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit