Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj kombëtar dhe të UÇK-së nga rrethi me shqiponjë në Podujevë deri tek pika kufitare në Merdare. Këtë ide thonë se ua dha një bashkëluftëtar që tani nuk jeton më.
Uniformën ushtarake e veshën edhe një herë
E në rrugët e llapit të dielën dolën me një mision.
Me vete ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit, morën edhe 444 flamuj.
Të gjithë këta po i vendosin në magjistralen nga Podujeva në pikën kufitare në Merdare.
Krahas flamurit të UÇK-së, u vendos edhe ai i Kombëtar.
Krejt kjo për nder të festave të nëntorit.
Edhe numrin e flamujve, thonë se e lidhen me një ngjarje të veçantë.
“Këta flamuj planifikohet të shkojnë deri afër kufirit në Merdarë, janë diku 444 flamuj, që për koincidence që lidhet me vitin e kryengritjes shqiptare, pra i shtohet edhe numri 1, viti 1444. “, tregon ai.
Këtë rrugë që lidh Kosovën me Serbinë, do ta kalojnë edhe mërgimtarët që fundvitin zgjedhin ta kalojnë në vendlindje.
Ndryshe, përveç Ditës së Flamurit Kombëtar, në Kosovë me 28 nëntor shënohet edhe dalja e parë publike të UCK-së në skenë.