Kult

Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit “Vera Andrron Detin”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur në takim ekipin e filmit “Vera Andrron Detin”.

Filmi, i shfaqi premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, fitoi dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Binealen e Venedikut, ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

Çeku përgëzoi ekipin për sukseset që arriti në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë.

Foto: Facebook

Shkrimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Takim me ekipin e filmit “Vera Andrron Detin”

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim ekipin e filmit “Vera Andrron Detin”.

Znj. Kaltrina Krasniqi, znj. Dorutina Basha, znj. Alketa Sylaj dhe z. Shkumbin Istrefi u takuan me ministrin, z. Hajrulla Çeku i cili i përgëzoi për sukseset që arriti ky film, që pati premierën në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë, atë të Venecias.

Ministri Çeku ndër të tjera tha që rezultatet kaq të mira të filmave kosovarë janë motiv për të vazhduar dhe rritur përkrahjen për kinematografinë tonë.

Ndërsa regjisorja e filmit, znj. Kaltrina Krasniqi e falënderoi për pritjen dhe u shpreh e lumtur që sukseset e tyre po ndihmojnë edhe në promovimin e vendit tonë.

“Vera Andrron Detin” fitoi dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Binealen e Venedikut, ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

Në takim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishin edhe këshilltari i ministrit, z. Liburn Jupolli dhe asistenti z. Bair Krasniqi”.