Lajmest-slider

Thaçi takoi Wisnerin dhe Ashtonin: Kosova ka përfituar nga pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Gjermani me ambasadorin Frank Wisner dhe baroneshën Catherine Ashton.

Thaçi, duke vlerësuar kontributin e Wisnerit dhe Ashtonit, ka thënë se Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.